Mesditën e sotme, flakët e zjarrit kanë përfshirë një fabrikë tullash në Maminas të Durrës, por nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Nga burimet paraprake te policisë mësohet se, fillimisht flakët kanë rënë në një depozitë gazi dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në pjesët e tjera të fabrikës.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tij. Ndërkohë, nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në këtë fabrikë.

SHPËRNDAJE