Vogëlushi 9 vjeçar Xhelil Ameti nga Fshati Balindoll i Gostivarit, ka qenë vizituesi më i vogël që ka vizituar Kreun e LR – PDSH z. Ziadin Sela. Ajo që ishte emociunuese ishte torta e tij që e kishte porositur, dhe e dekoruar me foton e Ziadin Selës dhe foton e tij, njofton TetovaSot.

 

Xhelili i vogël kishte porositur qe torta të ishte me ngjyrat kuq e zi, ashtu njëjtë si flamurin kombëtar. Ai ishte kujdesur edhe për një detal tjetër. Kishte veshur nje kostum të bukur dhe e kishte kombinuar me ngjyrat kuq e zi.

 

Madje Xhelili ishte aq insistues qe me çdo kusht t’i bënte një vizitë, të adhuruarit të tij Ziadin Sela sa që nuk mundën ta ndalin as rojet dhe as doktorët që kujdeseshin për shëndetin e Ziadin Selës. Xhelili, është një nga shumë fëmije të tjerë që edhe ai ngeli i dëshpëruar dhe i trishtuar nga pamjet e përgjakura të Ziadin Selës që ndodhën javën e kaluar, shkruan Tetova. sot.

SHPËRNDAJE