Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Armenisë me rezultat 1-0 në mesin e pjesës së parë në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në Yerevan.

Pas disa aksioneve të bukura, Kosova arriti të shënojë në mesin e pjesës së parë.

Zhvillohej minuta e 25-të e takimit kur Edon Zhegrova pranon një top afër zonës, futet në brendësi, gjuan bukur, por topi ndalet në traversë, ndërsa nga top i kthyer Milot Rashica shënon nga afër për 1-0.

SHPËRNDAJE