Kryeministri Albin Kurti, foli për “një moment tepër të rëndësishëm”, ndërsa ftoi për “pjesëmarrje sa më të madhe” në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LVV-së tha se do t’i zgjedhin strukturat drejtuese dhe ato të deleguara të partisë për secilin vendbanim, ndërsa theksoi krijimin e një rregulloreje të re për mërgatën, raporton Gazeta Express.

“Qendrat e LVV-së në mërgatë nuk mund ta kenë mënyrën e njëjtë të organizimit sikurse në Kosovë”, tha Kurti.

Ai tha se LVV-ja do të ketë edhe dy struktura të reja, të Gruas për Vetëvendosje, dhe Rinisë për Vetëvendosje.

SHPËRNDAJE