Résultat de recherche d'images pour "liburn aliu"Deputeti i LV-së, Liburn Aliu, me prejardhje nga Presheva, tha para qytetarëve se Hashim Thaçi po luan me Kosovën, duke dashur ta ndajë atë.

“Thotë se do ta bashkojë Kosovën Lindore e s’do të jap asgjë. Kjo do të thotë veç ndarje të Kosovës”, tha ai.

Aliu tha se Leposaviqi, ka qenë gjithnjë pjesë e Kosovës.

Ka thënë se është Hashim Thaçi ai që po bën pazare me Vuçiqin.

“Në negociata gjithnjë e përmendte Luginën, e fundi negociatave ishte ndarja”, shtoi ai.

Ka kujtuar qëndrimet dhe kërkesat e qytetarëve në Luginë. “Ata duan të bashkohen me Kosovën. Kanë të drejtë në kërkesën e tyre”, tha ai, duke pyetur, “Si mund t’i besohet Thaçit që veç premtime jep”.

“Kemi kërkuar të ketë marrëveshje konkrete mes Thaçit e Vuçiqit, të ketë dokument e jo premtime boshe, mos të luajë ,me ndjenjat e qytetarëve në Luginë”, tha ai.

Me Thaçin, tha Aliu, është e sigurt ndarja e Kosovës.

SHPËRNDAJE