rilindjazeqaPreshPresheve, 27 gusht -Quhet Zeqirja Ejupi nga Presheva i cili sot  ka 60 vjet.  Por ai ne nje bisede me gazetarin e  agjencise së  lajmeve “Presheva jonë”   thote duke  qeshur se “nuk i pranoj keto vite. Jeta ime ka filluar qe 40 vjet, dmth qe ne vitin 1975 qe kur ka nisur edhe jeta e gazetave shqiptare ne Kosoven Lindore, ne Preshevë…”

Zeqirja Ejupin  te cilin s ka njeri, i madh e i vogel, qe nuk e njef ne Preshevë e Lugine te cilin e njohin si Zeqa i vegel me zemër te madhe…Ai per 40 vjet ishte ne sherbim te shtypit shqiptar. Për kataër decenie ai i solli gazetat shqiptare nga Kosova për lexusit e Medvegjes, Bunanocit dhe Presheves .

 

Zeqa: Emrin e “Rilindjes” deri sa te jem gjalle se kam ndermend ta hjek nga ballanina e kioskut edhe pse disa here me kane bere presion…
rilindjazeqaSipas z.Ejupi “dikur, sidomos gjate viteve 1981, apo para viteve 1999 ishte veshtire jo vetem te jesh gazetar, por edhe te merresh me ta dhe me gazeta. “Gazetat, Rilindjen sikur edhe librat dikur ne Presheve i fusnim kaqak. Duhej bajagi njefar trimnie ketu, sespe duhej te furnizohej Lugina e Presheves me gazata shqipe te dini ata se cfare po ndodhe me Kosoven tone ne ato vitet.  Bile shpesh here ka ndodhur qe kem hanger dajak apo jemi ftur ne biseda informative, shkaku i gazetave nga Kosova, sepse dihet dikush deshironte qe Luginen ta mbante ne terr informativ dhe te mbaj lexuesit vetem me “te vertetat e tyre” apo propagande..”

“Ne disa kiosqe ne Kosove e them  me keqardhje dhe me dhembshuri e shof se shum sish nuk e kane ose e kane fshire emrin Rilindjes ne Ballina. Une, emrin e “Rilindjes” e ruaj me endje, sikur flamurin,  meqe me te jemi rritur. Dhe deri sa te jem gjalle se kam ndermend ta hjek nga ballanina e kioskut edhe pse disa here me kane bere presion ne kete drejtim…” shton Zeqa, pronari i kisokut te vetem te gazetave shqiptare ne Presheve.

 

Dikur, para 1999 me ta zene nje gazete ne Presheve ship, ishte rrezik, sikur me ta zene nje pushkë!

Per kete mision patriotik dhe per kete atdhedashuri militani i  shtypit shqiptar Zeqirja Ejupi ne vitin 1982 ishte shpermblyer nga Redaksia e “Rilindjes” me  mirenhoje nga stafi i i saj nga Prishtina, duke e vleresuara larte punen e tij, si nje punetor i veshem, i palodhshem dhe dashamir i shtypit shqiptar, i cili beri shume sakrifica qe edhe kiosqet ne Presheve, Lugine te kete te njejtat gazeta shqipe sikur edhe ata ne Prishtinë me te cilet i ndane vetem distanca gjeografike

“Dikur e kishim nje, ishte RILINDJA te cilen lexuesi yne shqiptare ne Medvegje, Bujanoc e  Presheve e priste ne radhe te gjata sikur para bukëpjekësit ose para barnatoreve. Them keshtu sepsa atebote Rilindjen, por edhe tash gazetat tjera jane bere ushqim i perditshme apo “hapa”,  para buke,  me kafe ne restaurantet tona. T ju them nje realitet se dikur nga kjo kiosqe ne ditet shiteshin nga 500 gazeta Rilindje, ndersa sot fatkqesisht as 50 jo ?!. Madje dikur Rilindjen nejrezit edhe rezervonin apo ishin parapagues te perditshem..”, thote ne vazhdim duke kujtuar disa momente nga puna e tij Zeqirja Ejupi, pronar i kioskut RILINDJA ne Presheve duek shtuar se dikur, para 1999 me ta zene nje gazete ne Presheve ship, ishte rrezik, sikur me ta zene nje pushkë!

Perkunder asaj se lexuesi shqiptar sot infromohet mjaft shpejt dhe objektivisht nga  “Presheva jonë” si agjenci e vetem shiptar dhe i vetmi burim  i shpejte dhe objektiv mbi aktualitetin dhe  ngjarjet ne Luginen  e Preshves, Kosove, Shqiperi e diaspore,  sot ne Presheve lexuesit shqiptar ende kane fat te marrin shtypin tone shqiptar nga Kosova.

“Ketu ne kiosk per cdo dite marr disa agzeta shqipe nga Kosova , por me te lexueshmet, me te kruarat jane Bota sot, Zeri, Koha Ditore, Epoka e re, Kosova Sot etj…Perkunder internetit, megjithate gazetat lexohet ende nder ne. Interneti apo mileniumi i ri i informatik siq e quajme,  mund t’i beje konkurrence infomacioneve, por asesi kultures se lexuarit te gazetave e cila veshtire se do te eliminohet aq lehte nga duart e tyre..” thote ne fund  z.Ejupi.

SHPËRNDAJE