Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend  Zemaj, ka thënë se nuk do ketë lirim të masave anti-COVID.

Ai po ashtu ka folur edhe për vaksinat kundër COVID-19, me ç’rast ka thënë se furnizimi me to do të bëhet në muajin shkurt.

Zemaj tha se janë duke punuar në sigurimin e kësaj vaksine.

Ai ka folur edhe tubimet e partive politike për moszbatimin e masave duke përfshirë edhe vetë atë, është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.

SHPËRNDAJE