Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlin Manxhuka, ka kritikuar Bedri Hamzën kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, si shërbyes i regjimit që ka vjedhur Kosovën për 21 vjet.

Manxhuka ka demaskuar përpjekjet e PDK-së që Hamzën ta shes në opinionin publik si njeri me përgatitje profesionale derisa ky i fundit nuk ka bërë asgjë për ta ndalur rrugën e mbrapshtë që i kanë dhënë Kosovës.

Ai ka hedhur kritika ndaj Hamzës se pse asnjëherë nuk foli as kur u nda Mitrovica e as kur dëshironin që kufirin administrativ ta sillnin në lumin Ibër.

“Mjerimin kolektiv ne Kosove e kane sjellur bash disa persona te fshehur nen petkun e pergatitjes personale. Disa persona qe kur kane menduar se e kane zgjidhur fatin e tyre nuk i ka interesuar cfare po behet me vendin e vendlindjen. Sot, pas 21 vitesh keto figura te ricikluara na shiten si intelektuale qe sjellin nje fryme te re. Jo, keta jane sherbyes te regjimit qe ka vjedhur e plackitur kete vend per 21 vjet.” – shkruan Manxhuka

SHPËRNDAJE