Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë Petar Petkoviq është dashur të lejohet që të hyjë në Kosovë ditën e djeshme.

Në një konferencë për media Stano tha se Petkoviq ka bërë kërkesën në linjë me marrëveshjen për vizita të zyrtarëve.

“Vizita e z. Petkoviq ka qenë e njoftuar në mënyrë të përshtatshme në linjë me marrëveshjen dhe për këtë arsye ka qenë dashur të lejohet vizita e tij ne i bëjmë thirrje Kosovës që të rikonsiderojë vendimin dhe ta lejojë vizitën”, ka thënë Stano.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq s’është lejuar të futet në Kosovë për të marrë pjesë në një ceremoni fetare në Manastirin e Deçanit që ishte paraparë për ditën e nesërme.

Vizita e Petkoviqit ishte planifikuar të jetë dy ditore por të njëjtit autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë, njofton kjo zyrë.

SHPËRNDAJE