Zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti, për ndaljen e pagave për të gjithë ata punëtorë të arsimit që i bashkohen grevës.
Blaka ka thënë se për herë të dytë po e përjeton këtë gjë, e para ka ndodhur në vitin 1990 ku Millosheviqi i largoi nga puna punëtorët shqiptarë për shkak të grevës dhe tash nga kryeministri Kurti me ndaljen e pagave.
“Hera e dytë që përjetoj goditjen e shtetit kundër grevave punëtore.
Herën e parë në Shtator 1990, si fëmijë e mbajë mend largimin masiv të shqiptarëve nga puna, sepse kishin marrë pjesë në protestën e BSPK, asokohe të udhëhequr nga i madhi Hajrullah Gorani.
Goditja e dytë ndaj grevistëve, po ndodh tash nga Kurti. T’paktën ky veç pagat po ju ndalë, nuk po i largon prej punës sikur Millosheviqi dikur, Edhe pse me këtë mentalitet, edhe prej punës i largon”, ka shkruar Blaka në Facebook.