Gazetari i agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” ne bisedë me Komesarine  Larte të OSBE-së Lamberto Zannier (Photo: Tobias Clerc CSP)

 

Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Lamberto Zanier, promovoi sot në fjalorin shqipe-serb në shkollën fillore “Naim Fraseri” në Bujanoc, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Serbia dhe Kosova te marrin Zvicrën shembull për tolerancë dhe demokraci

Ky “Mini-Fjalori ” i incuar dhe ndihmuar nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare dhe Zyra e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, eshte pegatitur ne bashkëpunim me një ekip ekspertësh nga Presheva, Tirana, Beograd dhe Prishtina. Zanier u tha sot studentëve shqiptarë se ai është i lumtur që të ketë mundësinë për të prezantuar fjalorin e parë shqiptaro-serb për fëmijët dhe shprehu shpresën se do t’i ndihmojë ata të mësojnë gjuhën serbe.

Ai shtoi se njohja e një gjuhes së tjetër, me përjashtim të “pasurisë personale” eshte pasuri e bahskejeteses dhe hamronise mes popujve ne blalkan. “Duke mësuar gjuhët e nejri tjetrit, njihemi dhe kuprohemi me mire  mes veti, ju bëheni pjesë e botës që gjithnjë e më shumë integroheni ne mes shoqerive te larmishme”, tha Zannier, duke shtuar se ky është motivi me të cilin fëmijëve ju ofronë këtë fjalor.

“Fjalori i Vogël” do të shpërndahet në të gjitha 16 shkollat ​​fillore në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ku mësimet zhvillohen në gjuhën shqipe.

Ne ne një bisedë me gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”,  shefi i OSBE-së Lamberto Zannieri situatën ne Serbi dhe Luginen e Presheves e ka cilesuar te qete dhe stabile ne krahasim me vitet e para postkunfilktuoze. Ambasadori Zanieri fton qytetarët në Serbi, kupto ata ne Preshevë  si dhe Kosovë te marrin Zvicrën si shembull për tolerancë dhe demokraci.

Se janë ilegale apo legale pjesemarrja e pakices serbe ne zgjedhjet e fundit ne Serbi ambasadori Zanieri eshte përgjigjur se «Qytetaret serbe në Kosove kane te drejte pjesëmarrje ne zgjedhjet e Serbise. Ne si OSBE ju i kemi ofruar vetëm perkrtaje logjistike apo then me mire ndihme teknike, per nje lehtesuar operacionin.” Sa i perket Lugine se Preshevës ia ka pohuar se lideret e Lugines së Preshevës te jen unik mes veti dhe te punojne me shume ne luftën kunder krorupcionit dhe krimit te oreganizuar si dhe avancimin e proceseve demoratike, per integrime dhe bashkepunim me insitucoinet e qevirise serbe ne Beograd, sespe e ardhjma e serbeve dhe pakicave ne Serbi eshtë Brukseli, te gjthe baakirsht ne familjene madhe te BE-së”

 

SHPËRNDAJE