Me rastin e 70-vjeroit te lindjes se Xhim Xhema nga (Topalla) Medevegja agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” i ka perkushtuar nje skrim ekskluizv mbi aktivitetin dhe rolin kombëtar te ambasadorit tone nga Lugina e Kosoves ne SHBA, patriot dhe aktivist i shquar i çeshtjes shqiptare ne Amerikë. Ai me  vite me rradhe, plote nje gjysem shekulli (50 vite resht) bashke me te vellaun e tij dr.Ramadanin pandalur i kane kontribuar ceshjtes se Kosovës dhe asaj mbare shqiptare si materialisht ashtu edhe intelektualisht ne saje te lidhjeve te me politikane te shumte ameriklan nga kongresmene e deri tek kreu i shtetit te SHBA-ve ne Shtëpine e Bardhë. Mesa duket ky aktivitet e tij kombetar ishte bere hale ne sy per Beogradin dhe se ishte verejtur edhe nga sherbimi sekret serb. Ne nje nga takimet e fundit me Holbrook-un, Millosheviç permendi emrin e tij si nje manipulator dhe keqinformues i ca segmenteve te politikes amerikane, shkruina agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Xhim Xhema, nje shqiptaro-amerikani që i qiti telashe Serbisë së Millosheviçit dhe ja shkurtoi veshet e “Serbise se Madhe” !

Xhim – Xhemail Xhema është i lindur në Tupallë në vitin 1942. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në Tupallë dhe katër të tjera në Medvegjë i kreu në gjuhën serbe. Shkollen e mesme e filloi në Gjilan dhe e mbaroi në Prishtinë. Në shtator të vitit 1960 ia filloi punës në Svircë, kurse në Tygjec e jepte lëndën e gjuhes frënge në klasën e V-, e cila ishte hapur ate vit. Ka punuar edhe në vendlindje edhe në Banjën e Siarinës. Më 1968 ka migruar në SHBA te axha i vet dr. Hajdar Xhema, i cili ishte drejtor i një klinike në Nju Jork dhe mjek personal i Presidentit te Amerikes ate kohe. Më 1980 për shkak se ishte i ndjekur migroi edhe i vëllai dr. Ramadan Xhema dhe zhvilluan aktivitet kombëtar në saje të njohjes me kongresmenin Joseph J. DioGuardi dhe personalitete jera të rëndësishme. Hyn ne mesin e njerezve me te pasur te Amerikes me nje pasuri disa milioneshe. Biznesi i tij Xhema Construction eshte mjaft i suksesshem.

Përpjekjet, sakrificat dhe luftërat shekullore të të cilëve, më në fund, u kurorëzuan me  pavarësinë e Kosovës, duke ndryshuar kështu, për më mirë dhe përgjithmonë, historinë e kombit shqiptar.

Xhim (Xhemail) Xhema, ky shqiptaro-amerikanin nga Medvegja, nje biznismen dhe njërin aktivistë më i dalluar në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan, siç njihet nga miqtë dhe dashamirsit e tij, jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte vendosur më 1968.  Ai ka lindur në fshatin Tupallë të Medvegjës të “Shqipërisë lindore”, por pohon se familja e tij e ka origjinën prej Shkrelit të Malësisë së Madhe.  Për të gjithë ata që e njohin, Xhimi është tepër modest dhe nuk flet për veten dhe për as sukseset e tija në jetë, si njëri prej biznismenëve më të dalluar — i njohur si i tillë në qarqet amerikane dhe ato shqiptare, jo vetëm si mjeshtër i madh i profesionit të tij në ndërtimtari, por i njohur edhe në fushën politike si patriot që e ka provuar veten gjatë veprimtarisë së tij politike 50-vjeçare këtu në Amerikë, se ai ishte dhe, me të vërtetë, mbetet i pa-arritshëm në këtë fushë.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, të cilin ai me bashkpuntorë të tjerë  shqiptaro-amerikanë, kishte ndihmuar në themelimin e tij, e që falë përkushtimit të Xhimit, luajti një rol të rëndësishëm, ndoshta të pazevëndsueshëm, në mbrojtje të Kosovës gjatë 1990-ave dhe në mbështetje të interesave shqiptare në përgjithsi — e kishte dekoruar më 2003 me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejtë përmirsimit të  jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.

Xhim Xhema e kishte gjithmonë gishtin në pulsin e politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj shqiptarëve në përgjtihsi dhe ndaj Kosovës në veçanti, deri në shpalljen e pavarësisë.   Nga paralajmërimi i Presidenti Bush të vjetër, qendrimi amerikan për lirinë e shqiptarëve të Kosovës u bë pjesë e politikës së jashtme amerikane, për tu zhvilluar, për tu mbështetur dhe për tu kultivuar nga udhëheqsit më të njohur të Amerikës në Kongresin amerikan të asaj kohe  dhe nga administrata të ndryshme — përfshirë Presidentin demokrat Bill Clinton i cili bindi NATO-n dhe urdhëroi bombardimin e Serbisë e deri tek republikani George W Bush i ri – njëri prej meritorëve të pavarësisë së Kosovës,  i cili deklaroi nga kryeqyteti i kombit në Tiranë se “mjaft është mjaftë”, Kosova duhet të jetë e pavarur.

Xhim Xhema me Senatorin Bob Dole dhe Presdientin Bill Clinton

Image

Ky përkushtim i Amerikës ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës vazhdon të pasqyrohet edhe në ditët e sotëme.   Një delegacion kongresistësh amerikanë – republikanë dhe demokratë — në vizitën e tyre të parë të Kongresit të ri jashtë vendit në fillim të administratës së re amerikane, vizituan ditët e fundit Kosovën.  Në takimet e tyre me zyrtarë të lartë në Prishtinë, pohuan mbështjen e vazhdueshme pa rezerva të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Xhim Xhema e kishte kuptuar që në fillim se për kauzën shqiptare në përgjithsi, për lirinë dhe për pavarsinë e Kosovës në veçanti, ai duhej të punonte me përfaqsues të dy partive kryesore të Amerikës, si me republikanët ashtu edhe me demokratët.  Politika amerikane ndaj Shqipërisë dhe Kosovës vazhdon të mbështetet nga Washingtoni pa marrë parasyshë se cila parti ka shumicën.   Megjithë veprimtarisë prej pothuaj 40-vjetësh e cila vazhdon gjithnjë, Xhim Xhema kurrë nuk humbi interesimin as mbështetjen për mirëvajtjen e punëve shqiptare, gjithmonë i gatëshëm për t’i ardhur në ndihmë çeshtjes shqiptare.  Gjatë takimit të fundit me të, duke biseduar pak si me zhgënjim për zhvillimet dhe gjëndjen politike të këtyre viteve të fundit në trojet shqiptare, ndoshta me gjysëm shaka, e gjysëm seriozitet, Xhimi në kalim sugjeroi se ndoshta ka ardhur koha të ri-angazhohemi përsëri si komunitet, ndonëse kësaj radhe armiku nuk është më Sllobodan Millosheviqi.

Me rastin e  9-vjetor të Pavarsisë së Kosovës, shume foles ne nje tubim ne SHBA ju perkushtuan jetes deh vperimtarise se Xhim Xhemes me keto fjalë: I dashur Xhimi, per vitet te tera te kemi pasur prijes, ambasador, dhe vlewresojme lart me respektin ma të madh punën tënde prej shumë dekadash në mbështetje të lirisë dhe demokracisë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për veprën tënde të vazhdueshme në mbështetje të kauzës mbarë shqiptare të kombit dhe për emërin e mirë që u ke dhënë shqiptarëve në atdheun tonë të adaptuar këtu në Shtetet e Bashkuara. Xhimi, ti je krenaria jonë. Të përshëndesim në këtë ditë të shënuar, jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo, special nga nga Medvegja dhe Lugina e Presheves te cilen ti e quan Kosovë Lindore.”

“Pa merak Karadakli, se edhe Luginës se Preshevës , ja qesim rrethin, si kesaj te Kosovës, vec rrofshin SHBA-te se bëhet mirë. Nëno moj, mos ke frike se ke djemt ne Gjenevë dhe Amerikë!..” me keto fjale u ndame me bashkëkombasin tone, veprimatrin tone te shquar dhe ambsadorin e shqiptareve ne Amerikë Xhim Xhemën duke shtrenguar duart forte dhe duke uruar njerit-tjetrin me fjalët, mirë u pafshim ne Presheven e lirë, per te ngrënë flija dhe qershija ne Topallë te Medvegjës..

SHPËRNDAJE