Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu, është detyruar të shtrihet në spital për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore. Ai pas Kosoves, aktualisht eshte duke u trajtuar ne një spital në Turqi, ka njoftuar  agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ish- komandanti i UCPMB-së Jonuz Musliu, njherit kyretra i KKSH-së dhe u Kuvedit te Bujanocit.

Merret vesh se Musliu ne  Turqi gjendet për trajtim të mëtutjeshëm po vizitohet vazndimisht pos nga familjaret por edhe nga shume qytetare nga Lugina dhe shqiptare ne Turqi.  Ndryshe, para disa ditësh, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe ata nga Shqiperia i bënë vizitë në spital ish-liderin e UÇPMB-së. Ttrajtimi ne spital në Turqi ka prekur dhe po ngihet mer se shmuti ne lguiinee Preshves, sidomos tek familjarët e Jonuz Musliut dhe me per kete djalit të tij Shqiperim Musliu ju eshte drejtuar babait te tij me këte leter si me poshtë.

 

JA LETRA E SHQIPERIMIT, TE BIRIT TE TIJ DERGUAR NE SPITAL

I dashuri baba, sot datë 02.11.2017-pak çaste para operacionit tënd, kam vendosur t’i shkruaj disa rreshta, për ty krenaria ime. Dua të filloj nga emri yt, Jonuz, që për familjen tonë ka kuptimin “Rezistencë” I dashuri im, me krenari e përgjegjësi mbajte e do ta mbajsh emrin Jonuz, emër të cilin e trashëgove nga gjyshi yt, nga ai i cili u vra nga regjimi i atëhershëm sepse rezistoi për çështjen shqiptarëve deri në atë masë sa u detyruan ta vrisnin. Fëmijëria ime dhe e vllezërve të mi nuk ishte e njejt si e moshatarëve tanë, e jona ishte plot mallëngjim, dhimbje, sepse ne u rritëm pa prezencën tënde. Në fëmijërin time, kur kërkoja prezencën tënde, shumë shkurt më thoje”Biri im, atëdheu ka nevojë për mua, bëhu i ndëgjueshëm dhe bindju urdhrave të nënës, po iki që të ju siguroj të ardhme më të mirë ty, e gjithë moshatarëve të tu, ta shlirojmë Kosovën dhe këtë pjesë të sajën. I dashuri im, të falenderoj dhe do të jem gjithmonë mirënjohës që ma le emrin më të mirë në bot, SHQIPRIM. Ndihem falënderues dhe mirënjohës gjatë gjithë jetës, për ju babai im, për ju që shpenzuat një jetë për çështjen e shqiptarëve. Kam shumë, shumë për të shkruar, por lotët po ma pamundësojnë. Në këto momete, pak çaste para operacionit e vetmja gjë që mund të bëj për ty është lutja. O Zoti im, ndihmoi babai tim në këtë moment shumë të vështirë të jetës së tij, jepi jetë që të jetoj me ne, me familjen tonë që ta kompenzoi kohën që dikur sishte me ne. Babë i dashur, me rrespeket dhe krenar me ty, djali yte Shqipërim Musliu.

SHPËRNDAJE