Granit Xhaka është duke e kaluar një vit magjik.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Arsenalit, të cilin e ndihmoi ta marrë primatin e Premierligës që prej fillimit e deri tash.

Përfaqësuesi zviceran po jep kontribut të madh për “Gunners” dhe kjo po vërehet më shpërblimet që po i merr ai.

Së fundmi, 30 vjeçari u zgjodh lojtari i muajit tek “Topçinjtë”.

Ndërkohë, atij i ka ardhur një tjetër vlerësim i rëndësishëm.

Legjenda angleze, Alan Shearer e ka zgjedhur ekipin ideal të Premierligës deri tash këtë sezon.

E në këtë 11-she të ish-futbollistit të Newcastlet bën pjesë edhe futbollisti kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

Pa dyshim, kjo është një arritje për Xhakën, duke e pasur parasysh se Premierliga konsiderohet si liga më e fortë në botë.

Më poshtë mund ta shihni ekipin ideal të kampionatit anglez deri tash, i cili drejtohet nga trajneri Mikel Arteta. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE