Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “SHBA-ja i ruan përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës”, por shton se “i dëmton raportet me funksionarët kur e humbin udhën”.

Në këtë mënyrë Lutfi Haziri ka shkruar në Facebook, të enjten, duke e atakuar në mënyrë indirekte Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Kurti nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës amerikane për shtyrjen e vendimit për targat.

“Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante”, ka shkruar Haziri.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjendet për vizitë zyrtare në SHBA ku po takohet me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

Ndërkaq opozita në Kosovë e akuzon Kurtin që ”po i deformon raportet me SHBA’të”. 

SHPËRNDAJE