Derbi i Londrës, përfundoi me fitoren bindëse të Arsenalit, ndërsa Chelsea nën drejtimin e Lampard, tregoi edhe njëherë “gropën e zezë” në të cilën  janë futur.

Ndeshja e luajtur në kuadër të javës së 34-të Premier League përfundoi me rezultatin 3-1, ndërsa një prej lojtarëve që shkëlqeu më së shumti ishte Granit Xhaka, i cili dha 2 asistime.

Xhaka foli pas ndeshjes në lidhje me titullin kampion, ku tha se pavarësisht e City është më i avantazhuar, ata besojnë ende.

“Mendoj se i merituam tre pikët sot. Unë mendoj se po. Ende besoj se është e mundur ta fitojmë titullin”, tha Xhaka për Sky Sport, përcjell abcnews.

SHPËRNDAJE