Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur në Kuvendin e Kosovës për akuzat e rënda të zyrtarëve të VV-së në drejtim të Blerim Isufajt i propozuar nga KPK për kryeprokuror.

Ai ka thënë se e kur cilësime të tillë bëhen nga zyrtarë të lartë shtetëror, ato bëhen të besueshme për një numër të madh të qytetarëve.

“Në debate dhe intervista nga zyrtarët e lartë shtetëror të mbështetur edhe nga analistët e partisë në pushtet, është përfolur emri i Blerim Isufajt duke e vlerësuar si të padenjë për detyrën që ushtron. Ai përkundër mandatit u përfol dhe u etiketua si shantazhues e sabotues. E njoh mirë dhe që nga kohërat shumë të vështira. Jam dëshmitar se si Blerimi me uniformën e UÇK-së, i doli Zot atdheut, i përgatitur dhe ishte shembull i mirë për të gjithë bashkëluftëtarët. Asnjë moment ligështimi edhe kur e shikonte vdekjen me sy. Si fitimtar dhe faqebardhe iu kthye familjes”, ka thënë ndër të tjera Quni.

Më tutje, ai ka thënë se është i njëjti Blerim që e njeh nga koha e luftës, i ditur, trim dhe modest.

Kosova, sipas Qunit, ka nevojë për një të tillë të pakompromis kundër të keqes.

SHPËRNDAJE