Investimet në Shqipëri, janë rritur deri në 300 për qind, falë implementimit të taksës së sheshtë, prej 10 për qind.

WSJ: Investimet në Shqipëri, janë rritur deri 300%Kështu, nis një prej artikujve të botuar së fundmi në faqen elektronike të sitit prestigjioz Wall Street Journal (WSJ).

Në artikull theksohet se qeveria shqiptare thjeshtoi sistemin fiskal, me qëllim për të krijuar një klimë të mirë për investitorët, për të krijuar vende të reja pune si dhe duke synuar ta kthejë ekonominë shqiptare në një ekonomi konkurruese në tregje.

Sipas konstatimeve në këtë artikull, “qeveria shqiptare, e udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha miratoi një paketë fiskale në vitin 2007, që përfshinte zbatimin e një takse të sheshtë prej 10% si për të ardhurat e korporatave dhe ato personale”.

“Ky është një nga nivelet më të ulëta të taksave në botë e pikërisht falë kësaj, nga viti 2007 deri në vitin 2011 Shqipëria ka një rritje të mirë ekonomike në Evropë”, vijon artikulli.

Sipas të dhënave, të reflektuara në këtë raport, investimet në Shqipëri janë rritur 300% nga viti 2007 deri në vitin 2010 , rritje kjo më e madhja në botë.

Po ashtu, edhe turizmi në Shqipëri ka pasur rritjen më të mirë në botë, me më shumë se 500% që nga viti 2007.

Në artikull theksohet gjithashtu edhe prirja e Shqipërisë për t’u bërë, vendi i parë në botë për prodhimin e 100% të rrymës nga energjia e rinovueshme, duke theksuar faktin se vendi ynë ka potencial të jetë laboratori më i rëndësishëm në botë të energjisë së gjelbër.

“Qeveria shqiptare ka hapur rrugën për shumë kompani që të investojnë në energjinë e gjelbër. Shqipëria ka potencial për të ndërtuar 2000 hidrocentrale”, theksohet ndër të tjera në artikullin e huaj.

Sipas tij, era dhe burimet e energjisë diellore kanë potencialin më të madh në fushën hidrike. Po ashtu, e veçantë është edhe fuqia e madh që krijohet nga nivelet e ulëta të detit deri në ato të larta të Alpeve.

“Shqipëria ka një nga erërat e forta në Evropë. Ajo ka një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e energjisë diellore. Ai është një nga vendet mesdhetar në botë, që i ka shumicat e ditëve të vitit, të mbushura me diell”, përfundon artikulli i Wall Street Journal (WSJ), mbi Shqipërinë.

SHPËRNDAJE