Merkel kërkon një kontroll të rreptë buxhetor nga BrukseliDuke patur parasysh krizën e borxheve në Evropë, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur për një politikë konsekuente kursimesh dhe për kontrollin efektiv të buxheteve kombëtare nga autoritetet e BE. Ne kemi nevojë për një ligj evropian që të detyrojë shtetet të respektojnë kriteret e stabilitetit, tha kancelarja në Hameln në kongresin e Unionit Kristian Demokrat të landit të Saksonisë së Poshtme.

I nevojshëm është angazhimi i parlamenteve kombëtare, me qëllim që ato të miratojnë buxhetet e tyre para miratimit në Bruksel. Nëse ato nuk plotësojnë kriteret e paktit të stabilitetit, duhet t’i përmirësojnë, tha Merkel.

Vendosjen e obligacioneve të përbashkëta evropiane, kryetarja e qeverisë gjermane e refuzoi përsëri kategorikisht. Ky do të ishte një “kolektivizim i borxheve”, që do të çonte në të tatëpjetë.

SHPËRNDAJE