
Përveç listës, është dhënë edhe një hartë me të gjitha vendet ku do të ulen të ftuarit e dasmës mes Kate e William.
Në ceremoninë e dasmës do të jenë David Beckham dhe Elton John, i cili ishte një mik i afërt i mama Dianës.
Disa prej të ftuarve të shtunën në mëngjes janë një surprizë e vertetë, si këngëtari Joss Stone apo aktori Rowan Atkinson (Mr. Bean).
Në ceremoni nuk do të mungojë mesa duket kremi i aristokracisë evropiane, nga mbretërit e Spanjës tek ata të Danimarkës.
Ata që nuk kanë marrë një ftesë janë Barack Obama, Nicolas Sarkozy, ashtu edhe Silvio Berlusconi.