volkkIsh-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ai që denoncoi i pari masakrën e Reçakut, mendon se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të duhej të përfshihej në dialogun politik, që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se, qeveria serbe nuk po i trajton qytetarët në Luginë si të barabartë me pjesën tjetër të vendit.

“Po, absolutisht! Nëse të dy palët ulen në tavolinë dhe bisedojnë për marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve aty natyrshëm duhet të bisedohet edhe për shqiptarët që jetojnë nën kontrollin serb. Mirëpo, mendimi im personal rreth pyetjes se kah po shkojnë bisedimet… Unë nuk jam shumë optimist. Unë e përcjell situatën atje për më shumë se 13 vjet dhe e kam vërejtur se serbët nuk kanë dhënë akoma asnjë centimetër dhe ata nuk janë seriozë rreth ndryshimeve, por ata vetëm duan që të dominojnë bisedimet e tyre, të jenë të sigurt se pozita e tyre nuk dëmtohet. Pra, unë nuk jam shumë optimist për bisedimet që po bëhen. Në anën tjetër do t’u sugjeroj, që në bisedime të shtrohet në tavolinë edhe çështja e Luginës së Preshevës”, ka thënë Walker, transmeton “Kosovapress”.

Ish-i pari i OSBE-së në Kosovë, i cili politikën, krimet e Serbisë në Kosovë i pati cilësuar si “krime kundër njerëzimit” thotë se merakoset për qytetarët e Preshevës, sepse e njeh mirë politikën serbe. Ai u bënë thirrje preshevasve, që të ngrënë zërin për kërkesat e tyre.volkk

SHPËRNDAJE