Shkruan: Avni JUSUFI

Situata politike në komunën e Bujanocit  në momentin e pikërishëm është stabile me tendencë të stabilizimit edhe më të qëndrueshëm. Shih për këtë,në parlamentin komunal që mendohej se gjendja mund të rrezikohet nga momenti në moment,tani,ditëve të fundit mund të vuloset puna e këtij kuvendi edhe më definitivisht, meqë ,sipas burimeve të “Presheva Jonë”, janë paralajmëruar lëvizjet e këshilltarëve sidomos të opozitës lokale në Komunën e Bujanocit si të atyre shqiptarë kohë më parë ashtu edhe të atyre serbë.

 

 

Qeverisjen lokale të Bujanocit e përbëjnësot 12 këshilltarë shqiptarë të PD-së + 10 serbë:  5 të GQ ”Stojançe Arsiq” dhe 4 të PD të Boris Tadiqit dhe 1 i SPS-sit

Këto lëvizje vijnë fill pas deklarimeve të deputetit shqiptar në parlamentin serb Riza Halimi,për angazhimin e tij për shpërbërjen e Kuvendit komunal të Bujnaocit dhe formimin e parlamentin të rinj me përbërje  ndryshe duke u formuar nga blloku opozitar shqiptarë të partive PVD,UDSH  dhe LPD me partitë tjera serbe që kanë mbetur jashtë koalicionit qeverisës.

 

Përkitazi me këtë angazhim,në një intervistë dhenë Agjencisë  sonë “Presheva jonë”kryetari aktual i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Hajredin Hyda i cili pati deklaruar se ,”Deputeti i legalizuar” në Kurshumli dhe Beograd ka një qëllim të vetëm që të luftoj pushtetin në Bujanoc pasi që në Preshevë iu kanë shterur resurset dhe përpjekjet e tija në Beograd dhe në Vrajë do të mbeten definitivisht të shterpëta sepse pushteti formohet me vota të popullit e jo me paramilitarë të Kurshumlisë”.Sipas burimeve tona të siguruar nga agjencitë serbe të lajmeve,mësojmë se dy këshilltarët në parlamentin lokal të Bujanocit që i përkasin Partisë Përparimtare Serbe së shpejti  do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës së Nagip Arifit,respektivisht të PD-së dhe të grupit serbë të disa  këshilltarëve.

 

Përkitazi me këtë,deputeti  në parlamentin serbë Dragan Nikoliq,i SNS,që udhëheqin me shtetin,ka biseduar me kryetarin e Bujanocit nagip Arifin,rreth këtij zgjerimi dhe ky deputet ka shtuar se partia jonë SNS është partnerë i të gjithëve për koalicion. Këtë informacion e ka pohuar edhe Nexhat Behluli i PD së Nagip Arifit,nënkryetar i kësaj partie dhe ka shtuar se hyrja e edhe këtyre dy këshilltarëve në koalicionin tonë,do ta stabilizonte edhe më fort qeverisjen tonë e cila do të ketë 24 nga 41 këshilltarë. Theksojmë se tani , qeverisjen lokale të Bujanocit e përbëjnë,12 këshilltarët shqiptarë të PD-së (+ 10 serbë), pra 5 të GQ ”Stojançe Arsiq” dhe 4 të PD të Boris Tadiqit dhe 1 i SPS-sit.

Gjykuar nga të gjitha këto paralajmërime për zgjerimin e koalicionit qeverisës  në komunën e Bujanocit,mund të thuhet se qeverisja në Buajnoc po i vulos të gjitha tentativat e për rrënimin e pushtetit lokal në Bujanoc i cili ka dalë nga vota e lirë e qytetarëve në zgjedhjet e majit 2012. Shih për këtë,sipas burimeve tona,vërtetohet  se deklaratat e liderëve politik dhe institucional se tentimet për rrënimin e pushtetit lokal në Bujanoc janë vetëm ëndrra të parealizuara. Theksojmë edhe këtë se  kjo mënyrë e qeverisjes multietnike me pushtetin lokal në Buajnoc ka ardhur si pasojë e kërkesave të faktorit ndërkombëtar,meqë ata duan që në mjediset mulitetnike të ketë qeverisje të këtillë,ashtu siç ka ndodhur në komunën e Medvegjës ku atje shqiptarët janë pakice,ndërkaq  në komunën e Preshevës nuk ka asnjë këshilltarë serbe sepse aty nuk fituan serbët në zgjedhje asnjë këshilltarë.

SHPËRNDAJE