Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se largimi i shtetit që drejton nga Këshilli i Evropës është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Ju e bëni atë [pranimin e Kosovës] dhe pastaj do të shohim nëse Serbia qëndron në KiE ose jo”, ka thënë Vuçiq për TV Prva, transmeton KlanKosova.tv.

“Ju nuk do ta merrni vesh këtë përpara se ta pranoni Kosovën në Këshill, kështu që do të shohim. Do të shohim, ndoshta ju e dëshironi ta keni Prishtinën në KiE, më shumë sesa që ta keni Beogradin dhe Serbinë”.

SHPËRNDAJE