20161129124406978646

Lojë për fëmijë të vegjël dhe përrallë joserioze e ka quajtur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Unionin (mediat e Beogradit e fusin këtë në thonjëza – sqarim i redaksisë) e Komunave Shqiptare, që u formua të hënën, në Ditën e Flamurit Shqiptar, midis Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit e Preshevës, e citon agjencia serbe e lajmeve Mondo, transmeton Koha.net.

 

“Çfarë komunash shqiptare, këto janë lojëra për fëmijë të vegjël, u shkon mendja se janë shumë të rrezikshëm… Kjo është përrallë për votuesit e tyre. Dhe çfarë bën kjo farë Omnia? Stampon flamuj dhe lapsa kimikë” shprehet kryeministri serb Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët me liderin e Demokratisë së Re greke, Kiriakos Micotakis.

“… Kur s’keni çfarë t’i ofroni popullit, rritje ekonomike dhe reforma serioze, atëherë tregojmë përralla fëmijësh… Ndërsa unë ju pyes, çfarë ka ndryshuar dje dhe sot në Preshevë? Mos e kanë shkëputur një pjesë të Serbisë? Nuk do të thosha. Dhe del le të argëtohen fëmijët, nëse e kanë më lehtë… Nuk jam mërzitur shum”, ka shtuar Vuçiq.

 

Por, sipas tij, në aspektin psikologjik kjo pjesërisht mund të jetë e rrezikshme, sepse disa njerëzve mund t’u duket se kanë bërë diçka të madhe, e në anën tjetër kjo gjithsesi nuk u kontribuon marrëdhënieve më të mira në Ballkanin Perëndimor.

 

SHPËRNDAJE