nishhfMe rastin e Ditës së Flamurit, Presidenti i Republikës ka dhënë një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë”, ku ndër të tjera, i është përgjigjur edhe tezës serbe për shkëmbimin e territoreve, duke i cilësuar tezat e shqiptuara nga Daçiç si “reminishenca të regjimit te Milosheviçit, të cilat i dhanë pasoja të rënda për vite të tëra vetë popullit serb…”

 

Mbrëmë në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me ftesë të presidentit të Shqipërisë, ishin drejtuar personalitete të ndryshme, politike, akademike, publicistike, kulturore e sportive, për të marrur pjesë në takimin festiv për nder të 104 vjetorit të shtetit shqiptarë. Përveç musafirëve të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, ishin edhe bashkëkombas nga Kosova Lindore dhe diaspora shqiptare.

Me që mëngjësi i 28 nëntorit na gjeti në Preshevë dhe Bujanoc, por jo edhe në Medvegjë (u ndalua flamuri dhe pati arrestime)  ku aty-ketu shiheshin edhe flamuj kombëtar të vendosur nëpër shtëpi, për ti dhënë edhe më shumë kuptim shpirtit për këtë festë kombëtare. Për dallim nga qyteti i parë që vjen nga Lugina e Preshevës për në Kosovë është Gjilani, aty shiheshin të gjitha shitoret e mbyllura dhe plot e përplot flamuj që në hyrje të këtij qyteti dhe thuajse në çdo shtëpi e shitore kishte flamuj. Mendonim se kështu do ta gjejmë edhe Tiranën, kryeqytetin shqiptarë, por, sikur të mos shihësh Sheshin Skënderbe, vërtet i gjasonte se nuk ka ndoj festë. Përplot vetura rrugës së kombit me targa të Prishtines PR) Tetovës (TE) Bujanocit (BU) Ulqinit (UL)  dhe nga Janina (JA).

 

Lugina e Preshevës është prioritet i Shqipërisë ka deklaruar presidenti Nishani edhe nga takimi i fundit ne Gjeneve me gazetarin tone nderkombëtar Nefail Maliqin

 

Kurse ne inervisten e fundit per agjenicne e lajmeve “Presheva jonë”  presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se “Shqiptaret e Lugines së Preshevës për fat te mirë kanë demonstruar vazhdimisht që përfaqësojnë edhe përmes identitetit të tyre kombëtar edhe përmes sjelljes së tyre institucionale që reflektojne si komunitet parimet më të mira europiane por është e papranueshme për realitetin e sotëm europian që niveli i ekonomisë, zhvillimi i infrastruktures, mundësitë dhe hapësirat e arsimimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm nga pikëpamja sociale dhe shoqërore. Keshtu qe kjo eshte nje sfide shume madhe për Qeverinë Serbe për komunitetin ndërkombëtar për detyrimin kushtetues që ka Shqipëria. Një element tjeter i shqiptarëve është diaspora ne Europe, ne SHBA dhe ne vendet e tjera te cilet duhet te marrin nje dimension me te madh sepse kapacitetet e tyre intelektuale dhe shoqërore jane te tilla qe krahas kontributit qe japin ne vendet qe ata jetojne, ata kane obligimin qe të japin kontributin e tyre edhe ne Shqiperi, Kosove dhe vendet tjera ku jetojne shqiptarët.”

 

SHPËRNDAJE