Ne fjalën e tij në takimin e Ballkanit të Hapur që po zhvillon punimet në Tiranë, presidenti serb Aleksandar Vucic u shpreh se kjo është një iniciativë që do krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndër të tjera Vucic apeloi që edhe vendet jo pjesëmarrëse të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe. Këto janë rezultatet e para që kemi arritur deri tani. Mbajta shënim një fjali të fortë “Ndoshta mund të mos përgatisim dot të ardhmen për fëmijët tanë por mund të përgatisim fëmijët tanë”. Është një iniciativë që do krijojë themelet e të ardhmes së fëmijëve tanë. Objektiv është të lidhim njerëzit me njëri tjetrin. Që njerëzit të kenë mundësi të ndërveprojnë me njëri tjetrin. Mbrëmë gjatë një takimi me bizneset, pash një dëshirë të madhe të tyre për të bërë biznes në Serbi apo Maqedonisë së Veriut, po ashtu njoh biznesmenë serbë që duan të investojnë në Shqipërisë e Maqedoninë e Veriut. Po kështu edhe me turistët.

Lejet e punës, psh fabrika që kemi edhe në Maqedoninë e Veriut., në Bitola, po u duheshin inxhinierë, për disa trajnime ishte shumë e vështirë të nxirreshin lejet e punës, pale ta bënim këtë cdo muaj. Tani janë të mirëpritur, në Serbi apo RMV. Pra do zgjerojmë tregun me më shumë biznese, ofrojmë një krah pune më të mirë. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen. Mendoj që ky është themeli, kjo është baza e vërtetë e një zhvillimi ekonomik. Kemi dëgjuar qytetarët përfaqësuesit e bizneseve në të tre vendet tona.

Tregtia do të jetë më e lehtë. Janë cështje të rëndësishme për shumë nga qytetarët tanë. Ne të tre së bashku, ose të gjithë së bashku duhet të diskutojmë hapat e mëtejshëm. Duhet t’i bëjmë gjërat më shpejt, në mënyrë më efikase. Në muajt në vijim duhet të organizohemi më shpejt që gjatë verës të shohim që qytetarët e vendeve tona të kenë 5% ulje në restorante apo dyqane, dhe kjo të subvencionohet nga shteti. Do i inkurajojë më shumë njerëzit të bashkëveprojnë me njëri tjetrin. Askush nuk mund ta ndalojë këtë gjë. Ky është një proces gjithëpërfshirës.

Më ka ardhur pak në majë të hundës, që duhet të japim justifikime, thua se kemi bërë diçka të gabuar. Janë të mirëpritur nëse duan të bëhen pjesë, po s’kemi pse kërkojmë ndjesë. Por do e kenë të vështirë t’u tregojnë qytetarëve pse nuk janë pjesë. Do të bëhen pjesë kur kjo gjë të jetë më e qartë.” u shpreh Vucic.

SHPËRNDAJE