Ngjarja ka ndodhur pas orës 16: 00 në qendër të Prishtinës, pranë ish-objektit të Rilindjes, ku dhe gjenden disa ministri. Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e së premtes. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri.

Për disa minuta dy grupe njerëzish të moshave të ndryshme janë përleshur me armë zjarri. Burime policore saktësojnë se viktima është një i ri nga Prishtina.

Ndërsa burime jozyrtare deklarojnë se viktima, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme me pronarët e një ndërmarrjeje, fillimisht plagosi njërin nga pronarët e saj.

Po sipas këtij versioni, të pakonfirmuar ende nga policia sepse hetimet po vazhdojnë, duket se kanë qenë djemtë e pronarit të cilët e kanë ndjekur viktimën dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona, ndërsa akoma nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes.

SHPËRNDAJE