Pëlqimin për këtë akt, sipas medieve zvicerane e ka dhënë ministri kosovar i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, duke pranuar kështu propozimin e ardhur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” me seli në Gjenevë.

Bernë, 24 shtator/AIK-Presheva Jonë

Sikur agjencia telegrafike shtetërore e Zvcrës ATS/SDA dhe gati gjitha mediet zvicerane në edicionet e tyre të mbrëmjes i kanë bërë jehonë të madhe njoftimit për emërtimin e një sheshi në Kosovë me emrin e presidentes së Zvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey. Ajo me këtë rast do të nderohej si “Ambasadore e paqes në Ballkan”.

Pëlqimin për këtë akt, sipas medieve zvicerane e ka dhënë ministri kosovar i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, duke pranuar kështu propozimin e ardhur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” me seli në Gjenevë.

Në intervistën e dhënë për këtë agjenci, ministri Hoxhaj e ka quajtur “ide të mirë” këtë propozim. Ndërsa si vend ku një shesh mund të merrte emrin e presidentes dhe ministres së jashtme të Zvicrës mund të ishte edhe Theranda (Suhareka) ku është dhe selia e misionit të Swisscoy, njoftonë TV zviceran, Tribune de Geneve, 20 minutes, Zurichen Zeitung etj…

SHPËRNDAJE