Foto-Refik-HASANINga  Refik Hasani  -Po qe nevoja edhe ne këmbë , votuesit e Luginës në Kosovë..i madh e i vogël, per te vonuar nesër të gjithë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Të gjithë qytetarët që jetojn në Kosovë e gjetiu e që posedojn dokumenta valide dhe figurojn në lista përfundimtare të votuesve në Komunën Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë të organizohet transporti falas deri në vendvotime dhe anasjelltas.

Të ardhur nga tri komunat konsiderohet se kemi deri në pesëmijë votues që jan me banim në Kosovë por me të dretë vote . Nga qytete tjera të Republikës së Serbisë shqiptarë mundë të jen që jan në lista zgjedhore dhe posedojn dokumenta valide arrin numrin deri në 8 mijë votues.

Domosdoshmëri imediate  është  të njoftohen të gjithë banorët prej tri komunave që jetojnë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Gjilan dhe Kamenicë që nesër  më 24 prill me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale për Preshevën dhe Bujanocin. Për Asamble Komunale  të Medvegja janë  mbajtur zgjedhje të parakoshme më 13 shtator 2015.  Posaqërisht vlen të ceket rreziku që Kuvendi Komunal i Bujanocit nga 41 këshilltar Komunal nga kjo legjislatur që përfundon ka 3O këshilltarë komunal shqiptarë. Për Kuvendin Komunal të Preshëvë nuk ka asnjë rrezik pasi në legjislaturën e kaluar të gjitjë asambleista ishin shqipatër .

Interes vital është ruajtja e ksaj përbërjë që nënëkupton edhe Kryetari dhe Kryesuesi do të jen Shqiptarë. Prishtina dhe Tirana zyrtare duhet të kenë rol,detyrë dhe përgjegjësi morale, kombëtare , institucionale dhe kushtetuese edhe në këtë drejtim.      Kjo është sfida që të ruhen së pari këto ulëse e pastaj edhe sfidat tjera po ashtu nuk jan të lehta. 

SHPËRNDAJE