gilllKryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është takuar sot me kryetarin e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës dhe kryetarin LPD-së, Jonuz Musliu. Gjatë këtij takimi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që janë në listën e votimeve të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ta legjitimojnë votën e tyre.

“Pata kënaqësinë ta takoj kryetarin e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës dhe kryetarin LPD-së, Jonuz Musliu, ke kemi diskutuar për zgjedhjet të cilët pritet të mbahen Kosovën Lindore. Lus qytetarët, të cilët janë në listën e votimeve që të marrin pjesë në ditën e zgjedhjeve sepse është shumë e rëndësishme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ta legjitimojnë votën e tyre, ta legjitimojnë përfaqësimin e tyre dhe mbi të gjitha, të udhëheqin me pushtetin lokal në këto tri komuna. Bujanoci ështrë nyja kryesore, është qendra më e madhe dhe pozita gjeografike determinon një peshë të veçantë. Ne mënyrë të veçantë, uroj shumë që të dielën të dilet me rezultat të bardhë atje dhe shqiptarët të jenë fitues të zgjedhjeve. LH”, shkruan Haziri në Facebook./BS

SHPËRNDAJE