Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri tha se dëshiron ta sheh Francën kampione, por që realisht afër janë triumfit janë edhe Holanda, Gjermania dhe Spanja.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në prag të fillimit të kampionatit evropian, ka thënë se janë katër përfaqësuese të cilat mund të fitojnë këtë eveniment. Vokrri tha se kampioni në fuqi, Spanja edhe pse ka grup të mirë të futbollistëve nuk do ta ketë të lehtë të mbrojë titullin evropian. Legjenda e futbollist të Kosovës ka shtuar se futbollistët e Spanjës luajnë kryesisht me real Madridin dhe Barcelonën, të cilët kanë zhvilluar mbi 50 ndeshje e kjo do të ndikon në lodhjen e tyre. Ndërkaq ka thënë se do t’i pëlqente qëe Franca të shpallet kampion. Vokrri ka kujtuar se aty ka kaluar një pjesë të jetës derisa ende familja e tij gjendet atje, por edh e realisht francezët mund të festojnë duke u bazuar në lojën e Ribeyri, Nasrit e Ben Arfa, ka thënë ai. Më pas Vokrri ka thënë se gjasat reale për të fituar kampionatin i kanë edhe Holanda dhe Gjermania, pro tha se duhet të shikohet si po rrjedhin ndeshjet e para në grup, pasi kanë orar mjaftë të vështirë.

SHPËRNDAJE