Kanë mbetur edhe një orë që nga fillimi i protestës për lirimin e Ramush Haradinajt, dhe tanimë janë bërë të gjitha përgatitjet. Ndërkohë, policia ka dal në sheshin “Skenderbeu”.

 

Tanimë është vendosur bina në sheshin “Skënderbeu”, ku në ora 13:00, do të mbahet protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng politik të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, është protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj.

Sot në Prishtinë mbahet protestë gjithëpopullore kundër mbajtjes peng politik të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë.

Protesta është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe fillon në ora 13:00.

Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në të gjitha qytetet shqiptare dhe në qytetet e mëdha evropiane, është protestuar për lirimin e ish kryeministrit Haradinaj

SHPËRNDAJE