(AIK-Presheva Jone)/Bota Sot

Artistja kontroverse e fotografisë, Francesca Woodman, shfaqet përmes 50 imazheve të veçanta, kundërthënëse dhe të frikshme në një nga galeritë e arteve në Londër.

Para se të bënte vetëvrasje në moshën 22 vjeçare, Francesca Woodman, realizoi 800 fotografi të mrekullueshme. Shumicën autoportrete. Nudo në dhoma të shkatërruara. Se çfarë ka nënkuptuar, mbetet ende një pikëpyetje. 30 vjet me debate intensive.

Në janar të vitit 1981, një fotografe e re me emrin Franceska Woodman, kreu vetëvrasje duke u hedhur nga një ndërtesë e lagjes Manhattan. Brenda pesë viteve që nga vdekja e saj, Woodman u vlerësua si diçka pothuajse e panjohur në botën e dominuar nga meshkujt e fotografisë. Një femër që e kishte lënë pas një organ të tërë me punë profesionale, të përbërë nga më shumë se 800 fotografi.

Qysh atëherë, krijimet e saj në bardh e zi, ku dominonte trupi i lakuriqësuar, janë përshtatur në mënyrë të vazhdueshme me stilin perëndimor të fotografisë. Shpeshherë është përkufizuar si artistja më e fuqishme e fotografisë moderniste, duke punuar brenda një traditë të filluar nga surrealistët më të rëndësishëm si Man Ray, Hans Bellmer dhe Claude Cahun. Ajo tashmë njihet në tërë botën si një talent unik. Në vitin që po vjen do të shfaqet një retrospektivë e Woodman-it në Muzeun e Arteve të San Franciskos si dhe në 2012 në Nju Jork. Po para kësaj përmes një ekspozite me rreth 50 fotografi të saj, përfshirë këtu edhe disa me ngjyra të çuditshme do të hapet në kryeqytetin anglez. Dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm, pasi që ajo realizoi fotografinë e parë në moshën 13 vjeçare dhe i dha fund jetës vetëm kur ishte 22 vjeçare. E drejtë apo gabuar, vetëvrasja e artistes mbetet prizmi përmes të cilit shumë njerëz e shohin punën e saj kryesisht autobiografike. Një punë me intensitet, intimitet dhe shije medituese.

SHPËRNDAJE