Sidoqofte presidenti serb Vucic (bashkeideator i Thacit për “korrigjimin” e kufijve) ishte ne Luginen e Preshves, por deri ne Bujanoc, qe sipas analisteve te Presheves kjo vizite len te kuptohet se “Vija e kuqe” te Vucicit jane deri në Bujanoc, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” 

 

Bujanoc, 10 shkurt  -“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ose ka problem serioz me protokollin, ose vërtetë ka hequr dorë nga një pjesë e Luginës së Preshevës”. Kështu e ka filluar postimin e tij në rrjetin social kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili më 8 shkurt, ka qenë në një udhëtim zyrtarë dhe se nuk do të takohet me presidnetin Vucic, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Mosvizita e Vucicit ne komunen e Bujanocit “ja ruajti fytyren” per t’ju shmangur minërjohjeve nga shqiptarëve

Gjatë vizitës në Bujanoc, gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jone” ka zbuluar një element të Aleksandër Vuçiqi nuk e flet asnjë fjalë në gjuhën shqipe, gjë kjo që i mungon për ta kompletuar si një president i vërtetë i qytetarëve të Serbisë. Këtë dukuri e kanë vërejtur edhe mediat serbe. Madje, Vuçiq në Bujanoc kërkoi falje që nuk din asnjë fjalë shqip.

Kamberi gjithashtu në postimin e tij ka shkruar se “nuk mundet të jepet ndonjë shpjegim logjik për faktin se gjatë tre vizitave të tij në Bujanoc, ai asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme ta vizitojë një herë vetadministrimin lokal, që edhe sipas ligjeve të Serbisë, është zot shtëpie në territorin e një komune”.

Prandaj, thekson Kamberi, vizita e Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc mund të ketë efekt mediatik, por kurrsesi efekt real për jetën e qytetarëve. Më shumë se spektakli mediatik, efekt më të rëndësishëm për të ardhmen, siç po e quan ai turneun e tij, do të kishin vendimet dhe politikat e munguara të tij, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së tyre së qytetarëve.

Pos sipas aghejncise s elajemeve “Presheva Jonë” mosvizita e Vucicit ne komunen e Bujanocit eshte ruajtur fytyra, per t’ju shmangur minërjohjeve nga shqiptarëve, sioq kishte noddhur para pese viten ne Presheve kur Aleksander Vucicin veq sa nuk e quan te shpija, te cilit i dhane mirenjohje.

Sidoqofte presidenti serb Vucic (bashkeideator i Thacit për “korrigjimin” e kufijve) ishte ne Luginen e Preshves, por deri ne Bujanoc, qe sipas analisteve te Presheves kjo vizite len te kuptohet se “Vija e kuqe” te Vucicit jane deri në Bujanoc.

SHPËRNDAJE