konferenca-pdsh

Në këtë konferencë Mustafa ka përmendur edhe skandalin e parë të APN , kur para ndërtesës së kuvendit komunal shënoi përvjetorin e saj, e që sipas Mustafës kjo nuk ka ndodh kurrë në Preshevë , që një subjekt politik pronën publike ta shndërrojë në pronë partiake, duke shënuar festë para institucionit të gjithë qytetarëve.

”Pjesa e ekzekutivit është marrë me nyjet sanitare dhe stilizime duke i ofruar afaristëve që kanë mbështet këto dy subjekte politike projekte , dhe këto kanë qenë një shpenzimi i kotë .Megjithatë edhe pse nuk janë bërë me dije shpenzimet, ne kemi informacione se menjëherë në adresë të kryetarin kanë arritur faturat , edhe pse pretendohet për donacione ” , ka thënë Mustafa në konferencën për media.

Ai ka thënë se aktivistët nga ana e APN shkojnë në udhëtime zyrtare në kuadër të buxhetit të komunalë , dhe sipas tij ky është një keqpërdorim i taksa paguesve shqiptarë.

Ndërkaq sipas liderit të opozitës pjesa e ekzekutivit në kabinetin e kryetarit të komunës janë absolutisht jo profesional , sepse nuk janë në gjendje të lexojnë buxhetin , por po merren me shantazhe dhe trumbetime , sepse janë të pa aftë të merrem me funksionimin e pushtetit .

Sipas tij dëme buxhetit iu kanë sjellë, sidmos në punësimet me kontrata nga radhët e APN dhe PVD , pasi janë bërë shpenzimeve marramendëse , sepse janë me kontrata në vepër që kapin koston e dy punëtorëve. Sipas tij kosto e pagesës mujore është e dubluar duke keqpërdorur taksat e qytetarëve, sepse një punëtorë me kontratë në vepër kap koston e 160,000 mijë dinarëve , dhe kjo i bie sa dy punëtorë të tjerë në administratën komunale.

‘’Është trumbetuar se nuk do të ketë dy vende punësh , por kemi kryetaren e kuvendit e cila ka dy funksione edhe pse ka trumbetuar vet ajo bashkë me kreun e APN, dhe për këtë i shmangen përgjigjes , sepse kane qenë më të zëshmit për dy funksione’’ , ka thënë Mustafa me rastin e konferencës për media.
Për cilin zhvillim do të flasim kur nuk ka zbatim të projekteve që janë miratuar nga kuvendi komunal. Ky pushtet ka ndërprerë te gjitha projektet që janë miratuar për këtë vit , që ishin me qëllim që të shfrytëzohen donacionet e organizmave të ndryshëm dhe fondet e komunës në interes të qytetarëve tanë.

” Dhe çka po ndodh me këtë pushtet , ‘’Gjasat janë shumë të mëdha që mbi 50 milion dinarë (500 mijë euro ) mund të humben edhe pse ka pas kontrata , por ngecja e funksionimit të pushtetit lokal dhe mos aftësia e tyre do të ndikojë që këto projekte ti humbasin qytetarët tanë , dhe nuk premton koha deri në vitin e ri. Sipas Mustafës, prokurorimi publik merr më shumë se dy muaj kohë , por bie fjala kur do të kryhen ato projekte, kur tashmë jemi në prag të stinës së dimrit dhe nuk do te kemi asnjë ndërtim apo investim ” , ka potencuar lideri opozitës .

Projekte të tjera që ky pushtet po humb janë fonde mbi 700 mije euro të garantuara nga Banka Botërore në saje të refugjatëve, dhe sipas Mustafës deri ne fund të vitit ky pushtet deri në 1 milion euro do ti sjell dëm qytetarëve.

Sipas Mustafës kemi nepotizëm në këshillin komunal , ku njëri vëlla është në këshill komunal, ndërsa tjetri udhëheq drejtorat në shërbimit të administratës komunal me rëndësi të veçantë , dhe sipas tij cili do të jetë raporti i kontrollit të dy vëllezërve në funksionimin e pushtetit vendorë dhe këtu nepotizmi nuk është i lejuar, por këto raste ndodhin vetëm në këtë pushtet.

Mustafa ka thënë se këso raste s’ka pas gjatë pushtetit të PDSH, që lidhen me funksione drejtpërdrejtë ,

Megjthatë sipas tij është marrë një numër i votave me premtime boshe , por kjo është në interes të PDSH për të sulmuar mbi bazën e fakteve dhe argumenteve .

Ai ka përmendur ndërprerjen e programit socio- ekonomik që ka dhënë rezultate për kuadrot e rinj , duke përfituar eksperience ,që sipas liderit të opozitës edhe ky projekt ka ngec, dhe rinia po humb shpresën dhe perspektivën, nga ky pushtet i pa aftë në udhëheqjen e komunës.

Shqetësuese për Mustafës është fakti që ende nuk është iniciuar as pjesa e prokurorimit për shkollat , për ngrohjen e shkollave , akoma nuk ka asnjë metër dru , thëngjill dhe asnjë litër derivate për ngrohje.

” Do të shohim se si do të shkojnë fëmijët tanë në shkollë, sepse komuna nuk është shoqatë që të blihen me para kesh”, ka theksaur ndër të tjerash kryetari i PDSH. <zeriilugines>

Për më shumë ndiqni konfrencën për media ( materijali është huazuar nga kanali zyrtarë i RTV Aldit në youtube)

SHPËRNDAJE