Para se të dilte i infektuar me Covid-19, kryeministri i Britanisë  Boris Johnson ka bërë disa veprime të pafalshme në një market iraken në Londër.
Ai nuk ka ruajtur distancën sociale ndërkohë që Britania ishte e prekur nga Covid-19 dhe vetë qeveria kishte marrë masa për parandalimin e saj.
Një videon e bërë virale në rrjetet sociale, ai shihet brenda supermarketit dhe kryen blerjet normalisht pa respektuar asnjë rregull.
Më pas qytetarët e kanë dalluar kryeministrin dhe kanë dalë duke i kërkuar foto.
Ndëkohë ky i fundit i pashoqëruar nga asnjë person tjetër, ka pranuar të bëjë foto me qytetarët.
Por jo vetëm kaq. Johnson u ka dhënë mbi 4 personave dorën.
Nuk dihet nëse kryeministri e ka marrë sëmundjen vdekjeprurëse nga këta persona por ama ai nuk ka qenë i mbrojtur dhe është treguar i pakujdesshëm.

SHPËRNDAJE