vvvpreshhss11Lëvizja Vetëvendosje në llogarinë e saj në Facebook ka publikuar orarin e nisjes së qytetarëve nga të gjitha Qendrat e Kosovës për në protestën e 1 shtatorir që mbahet në Prishtinë. Perkunder neutralitetit, pamvsresise sone mediale me partite shiptare, po e bashkojme logon e agjencis e seljameveve “Presheva jonë” me moton ew prtestes se 1 shtatoirt te VV: “Toka Jone -Shetit Jonë”, mqe deputete kosvare dhe kreret e WW thane se Presheva eshte e jona!

Vetëvendosje publikon orarin e nisjeve për protestën e nesërme

Protesta  gjithëpopullore  është thirrur nga Vetëvendosje për ta kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi e cila marrëveshje pritet të votohet në seancën e së enjtes së Kuvendit të Kosovës.

Protesta do të nis në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë, ndërkaq seanca në orën 11:30, tranmseton agjencia informative kombëtare “Presheva jonë”

 

Nesër më 1 shtator shqiptaret mbrojmë tokat e Kosovës !

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Norvegji përkrahë fuqishëm protestën e 1 shtatorit kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj malazeze.

Poashtu i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të i bashkohen protestës së 1 shtatorit kundër humbjes e më së paku 8200 hektarë toke të Kosovës.

Që këto toka i takojnë Kosovës e kanë dëshmuar edhe ekspertë të gjeografisë, hartografisë, gjeodezisë dhe të drejtës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë.  Por përkundër kësaj, Kosova rezikon të humb pika strategjike ushtarake, si majat e vargmalit të Dukagjinit, burime jetike ujore, dhe trashëgimi natyrore të bjeshkëve të zonës. Këtë, qeveritarët e Kosovës duan ta falin përkundër kundërshtimit masiv të sovranit – të qytetarëve të Kosovës. Një qeveri që nuk i merr parasysh mbi 205.000 nënshkrime, dhe nuk e respekton vullnetin qytetar kundër këtyre marrëveshjeve, është një qeveri anti-demokratike dhe si e tillë duhet të detyrohet të jap dorëheqje.

Qytetarët e Kosovës me peticion dhe protesta kanë treguar që nuk janë të gatshem t’i falin tokë askujt. Por kjo qeveri jo-demokratike ka vendosur ndryshe. E vetmja alternativë për të ndalur këtë qeveri kuizlinge është me vazhdimin e protestimit brenda dhe jashtë Kuvendit.

Të gjithë me 1 shtator në sheshet e Prishtinës! NUK KEMI TOKË PËR TË FALUR!

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Norvegji

orrr

SHPËRNDAJE