Qendra e Prishtinës e Lëvizjes “Vetëvendosje” përmes një performance para komunës së Prishtinës, akuzoi sot udhëheqjen komunale për shërbimet elementare të qytetarëve. Ata thanë se kryetari Isa Mustafa, nuk po i përmbush premtimet e dhëna për tu ofruar qytetarëve ujë të pijshëm. Në shkallët e këtij objekti, anëtarë të kësaj lëvizje kanë sjell rroba e gjësende te tjera të palara.

Më mbi shkrimin “Kryetar na thajte”, “U bëmë qull nga premtimet e thata” dhe një shportë me rroba të palara, enë të palara dhe shishe të zbrazura, është aksioni me të cilën pjesëtarë të qendrës së Prishtinës të Lëvizjes “Vetëvendosje”, protestuan para komunës së Prishtinës.

Aktivistja, Drenusha Xhemajli, tha se Kosova ka burime të mjaftueshme të ujit, ndërkaq Prishtina hynë në verën ë 13-të gjatë së cilës qytetarët po përballen me reduktimet e ujit. Ajo tha se kryetari i Prishtinës, i sheh qytetarët vetëm si votues, e jo si qytetarë me të drejta dhe nevoja elementare.

Ndërkaq, zëdhënësi i komunës, Asdren Osaj, tha se ankesa është bërë në adresë të gabuar.

Aktivistet e lëvizjes thanë se aksionit do të vazhdoj në të ardhmen edhe para Ujësjellësit Prishtina.

Megjithatë, ditë më parë është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj, e cila pritet që të përmirësoj furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet.

SHPËRNDAJE