Vetëvendosja “injoron” përvjetorin e Rugovës

Shumë liderë e parti politike bënë nderime tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 6-vjetorin e vdekjes së tij. Nga ta dhe të tjerë morën pjesë edhe në akademinë përkujtimore në Teatrin Kombëtarë në këtë përvjetor. Por ishte një parti politike mjaft e madhe që “injoroi” këtë përvjetor.
Asnjë përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje nuk u pa të ketë marrë pjesë në këto nderime, ka raportuan Klan Kosova.
Para varrit të Rugovës nderuan presidentja Atifete Jahjaga, liderët e PDK-së, Hashim Thaci, të LDK-së, Isa Mustafa, AKR-së, Behxhet Pacolli, LDD-së, Nexhat Daci, përfaqësues të AAK-së, etj. Por aty nuk u pa as Albin Kurti e as ndonjë përfaqësues i partisë së tij.

SHPËRNDAJE