Ish-koordinatorë i Rilindjes Demokratike, tashme, nga sot edhe zyrtarisht kryetar i kësaj partie dr. Ramiz Latifi, me 7 prill të vitit të kaluar kishte pohuar për agjencinë informative “Presheva Jonë” se “arsyet e lindjes së partisë së re Rilindje Demokratike në Luginë janë se në Preshevë pas viteve 2000 e këtej është zbehur në masë të madhe kuptimi i mirëfilltë i fjalës demokraci,dhe që nga ajo kohë ajo fjalë ka marrur dimensione të shumta e asnjëher të asaj qfarë në të vërtetë duhet të përfaqësoj Demokracia..”

Preshvë, 21 janar /RTP&AIK-Presheva Jonë

Në kuvendin themelues të Rilindjes Demokratike me vota unanime u emërua sot kryetarë partie, pediatri, Ramiz Latifi. Në sallën e kuvendit në Preshevë ku të pranishëm ishin 114 delegat dhe simpatizues komisioni i punës miratuan rendin e ditës dhe rregulloren e punës. Para të pranishmëve folën koordinatorët e këtijë subjekti politik, njofton Agjencia Infrmative Kombëtare “Presheva Jonë”. Rilindja Demokratike ishte organizim i ri politik që lindi si nevojë e kohës. Jemi sot për të vazhduar proceset e filluara më herët tha ndër të tjera koordinatori, Naser Nuredini. Mustaf Hasani ka potencuar se kjo parti do të jetë në shërbim të qytetarëve me qëllimin më të mirë që vizioni I vendasve tanë të kthehet në shpresë e jo në zhgënjim e dëshpërim. Edhe Burhan Emërllahu gjatë fjalimit të sotëm ka premtuar se angazhimi I këtijë subjekti të ri poltik do të jetë vazhdimësi e punës që është realizuar deri më tani. Në bazë të rendit të ditës me shumicë votash u miratua edhe statuti dhe programi I Rilindjes Demokratike. Ideologjia e programit të RD-së është rilindja dhe ringjallja e identiteti tonë, forcimi I demokracisë si dhe avancimi I të drejtave individuale dhe kolektive. Programi I RD- ës bazohet edhe në barazinë gjinore në të gjitha sferat. Në bazë të këtijë programi parashihet edhe zgjidhja e statusit politiko- juridik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Komisioni I punës pas miratimi të programit ka bërë edhe prezantimin e kandidatit të vetëm për kryetarë partie, Ramiz Latifi i cili u votua me aklamacion. Anëtarja e këshillit inicues të Rilindjes Demokratike, Shqipe Nuhiu lexoi në pika të shkurtra edhe një biografi për zotin Latifi lidhur me përgatitjen universitare të tij si dhe angazhimet politike që ka patur në periudha të caktuara. Ndërsa kryetari I sapoemëruar I Rilindjes Demokratike pasi faleminderimit që u bëri delegatëve ai deklaroi se emërimin si kryetarë e kupton përgjegjësi të madhe në këto rrethana të mjegulluara politike. Ai njëherit të gjitha partive politike u ka ofruar bashkëpunim të ndërsjellë me qëllimin më të mirë që të realizohen aspiratat e shiqptarëve në Luginë të Preshevës. Bartës të proçeseve politike së bashku me kryetarin e partisë deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhorë do të jenë edhe 16 anëtarë të kryesisë duke përfshirë këtu anëtarë nga lokacionet Miratoc, Rahovicë, Preshevë, Norçë, Raincë dhe Geraj. Poashtu delegatët e Rilindjes Demokratike kanë miratuar edhe Deklaratën Politike ku ndër pikat kryesore ishte që me ide dhe veprim kualitativ mbështetur në procesin e lirë dhe demokratik të krijojë hapësirë për të gjithë ata që janë me ndryshime pozitive. Paraqitja e parë e organizimit politik të Rilindjes Demokratike ishte nga data shtatë prill 2011.

SHPËRNDAJE