Vendimi i KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarët të katër komunave në veri të Kosovës “do t’i hapë rrugë depërshkallëzimit të mëtejshëm”.
Kështu e sheh situatën raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon, e cila e ka mirëpritur këtë vendim.
“Unë e mirëpres vendimin e KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm. Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri”, ka shkruar Von Cramon në X.