Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyret EULEX-it për intervistim nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin djali i tij, Mergim Lushtaku, njëherësh deputet i PDK-së.
“Janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it”, ka thënë Lushtaku, duke shtuar se me babain e tij ndodhet edhe avokati në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.
Mergim Lushtaku është jashtë objektit të EULEX-it së bashku me familjarë te tjerë.