Vehbi Berisha – Kandidat për Kryetar të Komunes së Drenasit
Kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia FJALA nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka akuzuar zyrtar të lartë publik se po i keqpërdorin resurset e institucioneve shtetërore – publike për fushatë dhe aktivitete partiake në Drenas.
Për më tepër lexoni postimin e tij të plotë në facebook.
Të nderuar qytetarë të Drenasit, sot pata kënaqësinë të takohem me Komandantin e Policisë në Drenas z. Driton Morina i shoqëruar me kolegun e tij z. Murtez Ramadani, ku biseduam për çështjen e sigurisë në Drenas gjatë fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit të cilat do të mbahen me 4 Dhjetor. Komandanti i Policisë z. Morina me njoftoi për përgatitjet dhe masat e ndërmarra nga Policia, për të ofruar siguri dhe mjedis të qetë gjatë fushatës por edhe në ditën e zgjedhjeve. Ne si Parti FJALA dhe unë si Kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit shpreha gatishmërinë e bashkëpunimit gjatë gjithë kohës së këtij procesi zgjedhor me qëllimin që të gjithë së bashku të kontribuojmë që ky proces zgjedhor të vijoj ashtu si është më së miri pa ndonjë problem në aspektin e sigurisë. Por e ngrita si çështje e cila po na shqetëson neve si Parti FJALA por edhe elektoratin tonë, vizitat e zyrtareve të lartë publik, ministra si dhe drejtues të ndryshëm të institucioneve publike të cilët po i keqpërdorin resurset shtetërore në aktivitete partiake dhe kjo dukuri është shumë shqetësuese për ne sepse ato resurse shtetërore janë taksapaguesve të vendit e jo të tyre. Edhe pse kjo çështje fatkeqësisht nuk është e rregulluar me ligjin mbi zgjedhjet shpresoj se për ketë dukuri do të reagojnë edhe partitë tjera politike sepse kjo çështje po e benë garën për Kryetar të Komunës së Drenasit, garë të pabarabartë sepse kjo garë nuk është ndërmjet neve si kandidat dhe shtetit por ndërmjet kandidateve të subjekteve të ndryshme politike në Drenas.