Prishtinë, 27 dhjetor –  Vebi Kajtazi, gazetar i Kohës Ditore është shpallur gazetar i vitit në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGPK) ia ka ndarë këtë çmim Kajtazit  në një ceremoni të mbajtur të martën në mbrëmje, për punën e frytshme profesionale dhe për temat hulumtuese gazetareske gjatë vitit 2011.

Besnik Krasniqit, po kështu, gazetar i Kohës Ditore , iu dha çmimi i  “Storjes më të mirë gjatë vitit në gazetat kosovare”, për shkrimet hulumtuese rreth abuzimeve në Universitetin e Prishtinës.

Çmimin për storje-raport televiziv më të mirë e mori Leonora Aliu nga BIRN-i, ndërsa Visar Duriqi, për punën në portale.

AGPK e ka ndarë çmime speciale për rubrikën e ekonomisë së gazetës “Zëri”, si dhe për TV Klan Kosova, për një seri xhirimesh televizive gjatë vitit.

Çmimi për  fotografinë më të mirë iu ka dhënë Atdhe Mulaj,  fotoreporter i gazetës Express.

SHPËRNDAJE