boxxiiiKa vdekur në moshën 74-vjeçare boksieri më i famshëm i botës, Muhammad Ali. Pas një problem të rëndë në frymëmarrje dhe një rënie në koma, ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në një spital, në Feniks, Arizona.

BBC shkruan se boksieri vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Varrimi i tij do të bëhet, në qytetin e lindjes, në Louisville, Kentucky, ka bërë të ditur familja. Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr.

Profil: Kush ishte Muhammad Ali?

Muhammad Ali ka lindur më 17 janar 1942 në Louisville të SHBA’së. Ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhenj në kategorinë e rëndë.

Emri i tij i plotë në lindje ka qenë Cassius Marcellus Clay Jr, por pas konvertimit në fenë islame e ndryshoi në Muhammad Ali.

Një pjesë e jetës së tij:

Në moshën 12 vjeç dikush i vodhi biçikletën dhe ai vendosi të gjente hajdutin dhe t’i jepte një mësim të mirë.

Vendimin ia tregoi një polici me emrin Joe Martin, i cili në kohën e lirë kishte hapur një palestër boksi për të rinjtë e lagjes. Ai e bindi djaloshin që të mësonte boksin njëherë e pastaj të gjente hajdutin.

Vetëm gjashtë vjet më vonë, kur ishte vetëm 18 vjeç ai u shpall Kampion Olimpik duke marrë medaljen e artë në Olimpiadën e Romës të vitit 1960 dhe u bë i famshëm në të gjithë botën.

I vëllai, gjithashtu i kthyer në mysliman, Rrahman Ali, tregon se qysh në atë kohë, ai thoshte me bindje se do të bëhej boksieri më i mirë i botës.

Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri e ndërroi emrin e tij fillimisht në e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjatë gjithë jetës së tij të më vonshme. Me këtë aim,dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë kalim të tijë ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.

Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radhazi iu mor licenca e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.

SHPËRNDAJE