hasssHasan Kadriu-Persheva, menaxherit te pare zyrtare shqiptare (FIFA) te ketyre organizave boterore te futbollit.. (shiko larte documentin)

Preshevë, 4 qershor  -Kete reportazh me patriotin dhe liderin historik te Kosoves Lindore Hasan Kadriu-Presheva  po e botjme jo vetem me rastin e 18 vjetorit te “vdekjes”, që përjetësia e Hasan Kadriut nga Presheva, atdhetarit dhe menaxherit të parë shqiptar pranë FIFA-s  gjihmnje mbetet por edhe  per ate se ne si  bashekombas dhe agjenci  e vetme shqiptare e lajmeve (“Presheva Jonë”) nga Kosova Lindore, sa here te shkrujame per Hasanin tone na duket se i kemi mbetur borxh, se nuk kemi shkruar mjaft, ne krahsim me meritat qe i takojn e ketij veprimatari te shquar, ketij burri te pashoq te tokave tona, qe lindin rralle e përmallë…

“Sa herë të shkon mendja për futbollin shqiptar, s’do mend se aty përmendet edhe emri i të madhit Hasan Kadriu, menaxherit të parë shqiptar të FIFA-s, shkruan “Presheva Jonë”

Në takimin e fundit që kishte gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” me Presidentin e FIFA-s, Seep Blatter, kur u përmend emri i Hasan Kadriut, ai tha “Lum Kosova çfarë burra shqiptarë ka pasur. Hasani kur fliste me mua, kishet shumë dëshirë që Kosova të anëtarësohej në FIFA..dhe ja dëshira e tij gradulaisht po realizohet”.

Pa Hasan Kadriun-Presheva a do të ishte sot Kosova në UEFA ? Hasani e nisi – Vokrri e bitisi!..


HasanKadriu
Pra, Hasan Kadriun-Presheva, ishte shqiptari i pare që lidhi Kosovën me FIFA-n dhe UEFA-n. E themi kete sepse ne bisede e sipër me kreun e UEFA-s, FIFA-s përfshirë këtu edhe Gianni Infantino presidentin e posazgjedhur të FIFA-s sa here flasim për sportin, futbollin shqiptar është e pamundur qe t’mos përmendet emri i Hasan Kadriut, menaxherit te pare zyrtare shqiptare te ketyre organizave boterore te futbollit.. (shiko larte documentin)

 

Hasani ishte djalë i një familje të njohur patriotësh nga babai dhe nga nëna, familje të cilat në pikën me verilindore të Shqipërisë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri dhe shumë flijime dheun e shqiptarëve, të drejtat dhe krenarinë e tyre.

Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Eusebio, që ndërroi jetë mëngjesin e së dielës, ishte një mik i madh i Hasan Kadriut nga Presheva.

Legjenda e futbollit nga Portugalia, Eusebio u pengua nga regjimi autoritar i Antonio Salazar për t’u angazhuar me një klub të huaj. Si një ish-i kolonizuar dhe i diskriminuar, ai i kishte dobësi shqiptarët. Këtë e kishte shprehur gjithmonë në takimet me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Hasan Kadriun nga Presheva.

 

Hasan Kadriu nga Presheva ka qenë menaxheri i parë shqiptar pranë UEFA-s dhe FIFA-s, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

hasakakd

Njeriu që e bëri Igli Taren të madh, por edhe shumë “Tare” të tjerë. Ishte ky Hasan Kadriu, nga Presheva, i cili, si shumë të tjerë, u dëbua nga pushteti serb, për të marrë rrugën drejt Shqipërisë, që aq shumë e deshi.

 

Gjyshi i Hasanit ishte veprimtar i paepur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Babai i tij Skënder Presheva, intelektual nga të paktit në Kosovë, burrë e patriot, me armë në dorë u angazhua për çlirim e bashkim kombëtar. Për këto angazhime një pjesë të mirë të jetës së tij e kaloi nëpër burgjet serbo-maqedonase.

Hasani Kadriu, i cili jetoi për disa vite në Zvicër, humbi jetën në moshën 39-vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 14 vitesh, më 18 shkurt 1998.

haskk

SHPËRNDAJE