Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivisti I saj Butrint Durmishi nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës ka ndërruar jetë. Kjo lëvizje duke shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Butrintit, ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:00 në fshatin Mushtisht, përcjell ORAinfo.

 

Me poshtë e gjeni të plotë njofitmin e Lëvizjes Vetëvendosje:

Me pikëllim në zemër morëm lajmin e hidhur për vdekjen e aktivistit tonë Butrint Durmishi nga Mushtishti. Ne si Qender e Lëvizjes VETËVENDOSJE! u shprehim ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afermeve dhe të gjithë shokëve.

Varrimi i të ndjerit bëhet ne ora 16:00, në Mushtisht. Nisja për varrim bëhet ne mënyrë të organizuar nga zyret e LVV në Therandë. U prehsh në paqe Butrint.

SHPËRNDAJE