Nga Bajrush Morina

Edhe unë pajtohem (nuk e ndaj mendimin!!!) se kjo Qeveri dhe ky kryeministër duhet “të rrëzohen”. Madje ky kabinet qeveritar dhe ky kryeministër duhet “…të hetohen, të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen me burg” për shumë veprime “të dëmshme për vendin dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës!”

Ja cilat janë “mëkatet” e Kryeministrit Mustafa dhe kabinetit të tij qeveritar?

 

Kryeministri Isa Mustafa dhe kabineti i tij qeveritar ka arritur që përballë vezëve të ziere e te paziera, përballë gazit lotësjellës, përballë gurëve e molotovit, të shënojë rritje ekonomike më të madhe në rajon duke e lënë prapa Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë!

 

“Aktakuza 1”: Kryeministri Mustafa ka arritur “ta korruptojë” shefin e Banke Botërore e cila ka publikuar shënimet për rritjen ekonomike në rajon duke e veçuar Kosovën si vendin me rritjen më të madhe ekonomike në rajon!

 

E neve nuk na duhet rritja ekonomike, ne duam rënie ekonomike, duam varfëri, duam kriza sociale, duam ve të ziere e të paziera, duam gazlotësjellës, duam gurë, predha të molotovit!!!

 

Arsyetimi 1: Për shkak se ka shënuar rritje ekonomike Republika e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa dhe të gjithë ministrat e tij duhet “të hetohen, të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen me dënimin maksimal për veprimtari armiqësore në dëm të shtetit të Kosovës”. (Aksionin për hetimin, arrestimin, gjykimin dhe dënimin e Mustafës dhe ministrave te tij i udhëheq dhe i koordinon “komandanti i Policisë sekrete politike” Dardan Molliqaj!)

 

“Aktakuza 2”: Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Financave Avdullah Hoti duhet të hetohen, të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen sepse kanë arritur ta rrisin buxhetin e shtetit të Kosovës, të krijojnë disiplinë financiare, të shtojnë të hyrat nga doganat dhe tatimet, të rrisini përdorimin e arkave fiskale, t’i lirojnë nga taksat doganore bizneset që importojnë pajisje teknike për bujqësi e ndërtimtari, të rikthejnë mbi 22 milion euro në familjet e shtetit të Kosovës nga mbledhja e kuponave fiskalë, etj etj.

 

E neve nuk na duhet disiplina financiare. Ne duam të bëjmë biznes me para cash, duke i numëruar “Lejlat 500 she” nën tavolinë, jo me xhirllogari, jo me arka fiskale….Ne duam ta zvogëlojëm buxhetin e shtetit, ne duam varfëri, skamje, sallamadi financiare!

 

Arsyetimi 2: Për shkak se i kanë shkatuar “dëm” buxhetit të Kosovës duke e rritur deri në 2 miliardë, për shkak se kanë penguar evazionin fiscal, për shkak se keni ndihmuar bizneset në Kosovë, për shkak se keni shtuar arkat fiskale, për shkak se keni mbledhur të hyra më shumë nga doganat dhe tatimet, për shkak se kanë shtuar interesimin e popullatës për t’u pajisur me kupona fiskalë dhe për shkak se kanë rikthyer në buxhetin e familjeve të Kosovës mbi 22 milion euro, Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Financave Avdullah Hoti duhet që “të hetohen, të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen me burgim maksimal” (Hetimet për këtë “veprimari të dëmshme kundër shtetit” të personave të lartëcekur i udhëheq Zv.ministri aktual i Financave e ish-kryetari i Malisheves Isni Kilaj!)

 

“Aktakuza 3”: Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku duhet të hetohen, të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen me dënim maksimal për shkak se jo që nuk e kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre të ndërtimit të autostradave në ndërtim e sipër por edhe sepse kanë hapur tendera të reja për autostrada të reja. Të lartpërmendurit gjithashtu kanë zgjeruar rrugët në hyrje dhe dalje të Prishtinës duke e zvogëluar në masë të madhe tollovinë në hyrje dalje të kryeqytetit. Të lartpërmendurit, e posaçërisht ministri Lutfi Zharku ka nënshkruar memorandum mirekuptimi me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës për financimin e rrugëve regjionale anembanë Kosovës.

 

E ne nuk duam autostrada, rrugë të asfaltuara. Ne duam rrugë me gropa-gropa. Ne duam afera korruptive, lajme ekskluzive, bastisje të Ministrisë, Policë e prokurorë para Ministrisë, aktakuza, përvallje me Drejtësinë… Si është e mundshme qe 3 vjet asnjë aferë korruptive, asnjë bastisje e Ministrisë së Infrastrukurës, e Zyrës së Ministrit, në ndërkohë që tenderët shpallen e fitohen me shofra milionëshe. Ne duam lajme ekskluzive sepse vetëm kështu na shiten gazetat, na shikohen televizionet dhe mbi të gjitha na shtohen klikimet në portale! Policë, prokrorë, arrestime, gjykime….këto lajme po na mungojnë tash e 3 vjet e gazetave po u bie tirazhi, televizioneve shikueshmëria e portaleve klikimet!!!

Arsyetimi 3 Për shkak se kanë ngritur standardin e rrugëve në Kosovë, për shkak se nuk kanë lejuar asnjë aferë korruptive në këtë ministri, për shkak se kanë penguar korrupsionin të lulëzojë mbi tenderat milionësh, për shkak se nuk kanë prodhuar asnjë lajm ekskluziv për opinion, për gazeta, për televizione dhe për portale…kryeministri Isa Mustafa dhe ministri Lutfi Zharku duhet që “të hetohen, të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen me dënim maksimal” (Aksionin për bastisjen, hetimin, arrestimin, gjykimin dhe dënimin e të larpërmendurve e udhëheq ish-ministri e kryetari aktual i Nismës Fatmi Limaj)

 

“Aktakuza 4”: Kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci duhet që “të hetohen, të arrestohen, të gjykohen dhe të dënohen” për shkak se kanë lidhur kontratë me konzorciumin amerikan “Contour Global” dhe se me këtë rast kanë paraparë që të shtohen mbi 10 vende pune të reja në vendin tonë dhe që të kemi energji elektrike 24 orë duke i furnizuar edhe vendet e rajonit.

 

E ne duam që kontratat e tilla t’i bëjme me Turqinë, apo edhe me Rusinë e Serbinë. Turqit i kemi “arkadasha”, Turqia e ka ble Aeroportin, e ka blerë me çmim “astronomik” tepër të lartë KEK-un, ,,,Turqia o vëlla,,,Erdogani babaxhani…Çka po na duhet Amerika…Na jemi “popull vëlla” me turqit e jo me amerikanët! Na jemi populli më “antiamerikan” në rajon e në botë!

Arsyetimi 4 Me këtë veprim të lartpërmendurit, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri Blerand Stavileci kanë shkaktuar “dëm material e politik” vendit tonë, duke zvogëluar papunësinë në Republikën e Kosovës për së paku 10 veta dhe mbi të gjitha duke shkaktuar “hasmëri e vëllavrasje me popullin arkadash turk  duke lidhur raporte të mira me shtetin hegjemonist e dictatorial siç është Amerika” (Hetimet për këtë rat ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit Blerand Stavileci i udhëheq Imami i Xhamisë në Prishtinë, mulla Shefqet Krasniqi)

 

 

….Vazhdojnë hetimet ndaj anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar. Kryeministri Isa Mustafa do “të hetohet” edhe për përpjekjet e tij për të liberalizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, për shtimin eventual të pagave dhe për shumë “veprimtari të tjera kundër interesit të shtetit e të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Hetimet dhe aksionet e bastisjeve e të arrestimeve i udhëheqin hetuesit, policët, prokurorët e gjyqtarët “e pavarur” nga radhët e opozitës, dikur ish-informatorë apo bashkëpunëtor të SHIK-ut.

SHPËRNDAJE