Palët nuk janë marrë vesh për asgjë dhe nuk ka asnjë konkluzion pas takimit. Është raportuar se është arritur një progres mes palëve, por nuk jepen detaje. Bisedimet vazhdojnë edhe sot, ndërsa burimet e BE-së kanë bërë me dije, se takimi i së djeshmes. së mërkurës, ka zgjatur gjatë gjithë ditës.

 

Vazhdon sot takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Pas shumë orësh të diskutimit dje, ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel.

 

Sipas këtyre burimeve, palët janë afruar shumë në qëndrime rreth dy pikave, që kanë qenë në agjendë- zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe për marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, konkretisht se si do të marrë pjesë Kosova në takimet rajonale.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se takimi ka qenë në një atmosferë pozitive dhe se palët kanë pasur qasje konstruktive.

Por, shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviq, ka theksuar se pozicionet e të dy palëve janë edhe më të largëta.

Stefanoviq u ka thënë mediave serbe se pala serbe do të bëjë gjithçka është e mundur për të arritur marëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

“Situata është shumë e vështirë dhe bisedimet ishin të vështira”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia i mbetet besnike qëndrimit që në përfaqësimet rajonale të gjendet një zgjidhje e pranueshme, në përputhje me Rezolutën 1244.

Delegacioni i Kosovës dhe shefja e tij, Edita Tahiri kanë heshtur para mediave dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë as para e as pas nisjes së takimit.

BE flet për afrim qëndrimesh

Dita e parë e raundit të dialogut mes Kosovës e Serbisë, që është i pari për këtë vit, ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjeve.

Bisedimet vazhdojnë të enjten, ndërsa burimet e BE-së kanë bërë me dije, se takimi i së mërkurës ka zgjatur gjatë gjithë ditës.

Sipas këtyre burimeve, palët janë afruar shumë në qëndrime rreth dy pikave, që kanë qenë në agjendë- zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, si dhe për marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, konkretisht se si do të marrë pjesë Kosova në takimet rajonale.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se takimi ka qenë në një atmosferë pozitive dhe se palët kanë pasur qasje konstruktive.

“Kemi arritur shumë, por kanë mbetur shumë gjëra për t’i diskutuar dhe ato do të vazhdojnë nesër”, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Delegacioni i Kosovës dhe shefja e tij, Edita Tahiri, kanë heshtur para mediave dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë, as para, e as pas nisjes së takimit.

Qysh para nisjes së delegacionit kosovar në Bruksel, ka qenë e diskutueshme çështja e fusnotës, që do të përdoret për ta përfaqësuar Kosovën në nismat rajonale.

Pala kosovare është pajtuar që të shkojë me formulën e përmendjes së Rezolutës 12 44, Deklaratës së GJND-së dhe Deklaratës së Pavarësisë. Por, Beogradi zyrtar, ndërsa pajtohet me dy të parat, hedh poshtë përmendjen e Deklaratës së Pavarësisë në fusnotë.

Ndryshe ka qenë pikërisht mospajtimi për bashkëpunimin rajonal, ai që ka bërë që bisedimet të ndërpriten në fund të vitit të kaluar.

Dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së ka filluar në marsin e vitit të kaluar, gjatë të cilit janë arritur disa marrëveshje, por ende lë për të dëshiruar zbatimi i tyre.

BE: Atmosferë pozitive në Bruksel

Në Bruksel po vazhdon dialogu mes Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit.

Palët kanë pasur një pauzë dreke, dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit.

Sipas burimeve të BE-së, takimi po zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë së mund të rezultojë me dy marrëveshje, atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufive, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal.

Raportohet se më herët, para gazetarëve ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai ka thënë se zgjidhja për pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale do të jetë duke marrë parasysh Kushtetutën e Serbisë, Rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e GJND-së, por ka hedhur poshtë mundësinë, që të përmendet edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas BE-së, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dy palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale.

Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh do të përmbyllet sonte, apo do vazhdojë edhe nesër.

SHPËRNDAJE