vatraBncPresheve, 7 maj -Sot gjatë një konference për media, përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare VATRA, në selinë qendrore, pasqyruan disa dokumente me vlerë historike që dëshmojnë se Bujanoci ka qenë pjesë e Republikës së Kosovës. Medvegja, Presheva, Bujanoci t’i kthehet Kosovës gjatë demarkacionit me Serbinë, ndryshe cdo vendim do te jete ilegal, kane pohuar zyrtaret e Vatra-s, njofton agjenia  e lajmeve “Preheva jonë”.

Në këtë konferencë, Kushtrim Kadriu prezantoi dokumente dhe i bëri thirrje instancave ndërkombëtare dhe atyre të Republikës së Kosovës që gjatë procesit të demarkacionit të kufirit me Serbinë, të merren këto dokumente si provë dhe të përmirësohet gabimi 50 vjeçar i ndarjes së këtyre trojeve nga trungu i shtetit amë, Republikës së Kosovës.

Kurse kryetarja dhe njëherit koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Gentiana Shabani, elaboroi punën që është duke u bërë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sfidat që e presin atë në muajt në vazhdim, takimet që janë bërë dhe vuri theksin që Vatra dhe Zyra për Preshevë do të jenë gjithmonë përkrahja dhe zëri i qytetarëve për tu gjetur zgjidhje në problemet shumë vjeçare të tyre.

Kryesia L.Q. VATRA i dha përkrahje të madhe Gentiana Shabanit për punën e saj të deritanishme dhe njoftoi opinionin se nga kjo javë konferencat dhe aktivitetet do të jenë të përjavshme

SHPËRNDAJE